22.05.2026. » 12:27 | ACDC
Nga 20 deri më 22 maj u mbajt seminari në kuadër të Forumit për Dialog ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile, i cili mblodhi përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve dhe ekspertë të përkushtuar për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Përmes diskutimeve të hapura dhe shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit analizuan punën e deritanishme të Forumit, diskutuan sfidat aktuale në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si dhe përcaktuan prioritetet dhe aktivitetet e mundshme të përbashkëta për periudhën e ardhshme.
Forumi për Dialog vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për komunikim dhe bashkëpunim ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile, me qëllim të përbashkët për të kontribuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Latest news