Për ne



Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC) është një organizatë jofitimprurëse me bazë në Kosovë, e themeluar në vitin 2011. Gjatë viteve, organizata është shndërruar në një organizatë think-tank.

Ne duam që të kontribuojmë për të krijuar një shoqëri gjithëpërfshirëse, me institucione transparente, të qeverisura nga sundimi i ligjit në të cilin askush nuk diskriminohet për shkak të moshës, gjinisë, statusit shoqëror, etnisë dhe fesë. Ne besojmë në demokraci dhe për këtë arsye, i mbështesim zgjedhjet e lira dhe monitorojmë rregullisht procesin e zgjedhjeve.

Ne duam një shoqëri të aftë për të mbrojtur institucionet e saj demokratike dhe standardet e saj të të drejtave të njeriut kundër çdo shkelje. Ne punojmë për të mbështetur qasjen e barabartë në drejtësi për të gjithë dhe për të rritur efikasitetin e drejtësisë, veçanërisht në gjykim të drejtë dhe gjykimit në një kohë të arsyeshme. Fokusi ynë i veçantë është vendosur në drejtësi, pasi "Drejtësia është shtylla më e fortë e qeverisë". Ne duam t'i zgjerojmë ato vlera si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror si në Kosovë, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në organizatën tonë, ne vlerësojmë dhe çmojmë lirinë, kreativitetin dhe përgjegjësinë. Një (organizatë) think-tank janë njerëzit e saj. Tërheqja dhe mbajtja e njerëzve më të mirë do të thotë t'u ofrosh atyre shumën maksimale të lirisë, mundësitë e avancimit dhe përgjegjësinë. ACDC mbështet krijimtarinë e stafit të saj dhe vlerëson "të menduarit jashtë korrnizës". Ne besojmë në rëndësinë e transferimit të njohurive midis brezave dhe në rëndësinë e arsimimit të brezit të ri të profesionistëve në sektorë të ndryshëm për të mbështetur zhvillimin ekonomik.

Në ndjekjen e qëllimeve dhe vlerave tona, ne kemi partneritet me njerëz, organizata dhe institucione si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror. Ne kemi vlerësuar se partneritetet më të mira janë ndërmarrje specifike, të orientuara drejt apo ndërmjet individëve, përfaqësuesve të OSHC-ve, por gjithashtu besojmë në partneritete të forta me institucionet. ACDC është pjesë e grupeve të punës qeveritare dhe komunale që përbënë një gamë të gjerë perspektivash nga organizata të tjera për të trajtuar probleme shumë specifike për një periudhë të kufizuar kohore.

Ne ndjekim qëllimet tona duke u përpjekur të ndikojmë në vendimmarrësit për të ndryshuar politikat e tyre, bazuar në kornizën ligjore të zbatueshme në Kosovë dhe bazuar në praktikat më të mira krahasuese. Ne jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë është të arrihen ndryshime, veçanërisht në shoqëritë pas konfliktit, por megjithatë, ne besojmë fuqimisht në një rol thelbësor të shoqërisë civile në demokratizimin e një shoqërie.

ACDC është një shoqatë jofitimprurëse me një axhendë: të luftojë për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, demokracinë dhe një shoqëri të hapur, tolerante dhe paqësore në Kosovë dhe rajon, të krijojë rekomandime të politikave për qeverinë e nivelit lokal dhe qendror dhe të kontribuojë në procesin e dialogut Beograd - Prishtinë. Mjetet tona janë njohuri dhe argumente, roli ynë është të i zhvillojmë, përmes hulumtimeve serioze, propozime konkrete të politikave që mund të zbatohen. Ne besojmë në plotësinë e fakteve, argumentin racional dhe vlerën e debatit intensiv. Ne besojmë se vetëm idetë e paraqitura në një stil të qartë, të ndershëm dhe të arritshëm mund të bindin shumicën për të mbështetur politikat. Ne besojmë në ndërhyrje të personalizuara, të identifikojmë përparësitë e qytetarëve dhe të avokojmë për të harmonizuar planet dhe strategjitë e punës duke përfshirë interesin dhe përparësitë e qytetarëve.

 

Vizioni i OJQ ACDC

Mitrovica, një vend i sigurt ku institucionet e përgjegjshme dhe shoqëria civile e fortë bashkëpunojnë në zhvillimin e një kulture demokratike, ku ekziston një vlerësim për diversitetin dhe mundësi që qytetarët të bëjnë zgjedhje.

 

Misioni i OJQ ACDC

Organizatë lokale e shoqërisë civile që identifikon dhe promovon interesat e qytetarëve dhe shoqërisë kosovare përmes aktiviteteve të projektit dhe avokimit, si dhe forcimit të shoqërisë civile kundër institucioneve të përgjegjshme.