Drejtori Ekzekutiv
dusan.radakovic@acdc-kosovo.org
Dushan Radakoviq lindi në 1984 në Mitrovicë. Pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, si aktivist i ri i shoqërisë civile, mori pjesë në shumë aktivitete multietnike të zbatuara nga organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ai ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm në Mitrovicë dhe ka një diplomë MA në Drejtësi. Ai gjithashtu përfundoi një numër kursesh në Kosovë dhe jashtë saj, përfshirë Programin e Lidershipit në SHBA. Përvoja e tij e punës përfshinë edhe në fushën e gazetarisë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Zyrtar i Projektit në Partners Kosova (2005-2008) dhe menaxher e Programit në "Instituti Demokratik Kombëtar - NDI Kosovë" (2008-2015).
Në fund të vitit 2011, ai themeloi organizatën joqeveritare "Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike" dhe në 10 vitet vijuese implementoi gati 100 projekte të financuara nga donatorë të shumtë, ambasada dhe organizata ndërkombëtare në Kosovë dhe rajon.
Ai ishte më meritori për udhëheqjen dhe menaxhimin e suksesshëm të organizatës në përputhje me udhëzimet strategjike të vendosura nga Bordi i Drejtorëve. Gjithashtu zhvilloi planin operativ inovativ që përfshin qëllimet dhe detyrat që punojnë në drejtimin strategjik të organizatës, mbikëqyr planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e programeve të organizatës. Si dhe merr pjesë në planifikimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, planifikimin financiar dhe menaxhimin e rreziqeve.
Z. Radakoviq ishte pjesë e grupit të parë të ndërmjetësuesve aktivë të licencuar nga komuniteti serb në Kosovë dhe ai ishte anëtar i Këshillit Këshillëdhënës për Komunitetet në Kosovë për katër vjet, si dhe anëtar aktiv i Grupit Punues Ndërministror për Ballafaqimi me të kaluarën dhe anëtar aktiv i Zyrës së Komisionerit të Gjuhëve në Kosovë.
Fushat kryesore të angazhimit të z. Radakoviq kanë qenë sundimi i ligjit, anti-korrupsioni, transparenca, të drejtat e njeriut dhe monitorimi i procesit zgjedhor.
Z. Radakoviq flet rrjedhshëm anglisht dhe gjuhë shqipe. Ai është i martuar dhe baba i një fëmije.
Drejtori i programit
aleksandar.rapajic@acdc-kosovo.org
Aleksandar Rapajić është i diplomuar në drejtësi dhe ka qenë anëtar aktiv i shoqërisë civile për më shumë se 20 vite.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai është specializuar në fusha të të drejtave të njeriut, dialogut dhe pajtimit, transformimit të konflikteve dhe drejtësisë tranzicionale. Për më shumë se 10 vite, ai ishte i angazhuar në procesin e dialogut dhe pajtimit ndëretnik, përmes punës së tij në Nansen Dialogue Kosova. Gjatë vitit 2015 ka qenë përfaqësues i shoqërisë civile në Grupin Punues Ndërinstitucional për Ballafaqim me të Kaluarën dhe Pajtimin në Kosovë.
Gjithashtu, ai bashkëpunon në mënyrë aktive me ekipin informativ të Këshillave të Specializuara të Kosovës që nga viti 2018 dhe ka qenë Zyrtar i Projektit të Koalicionit për Pajtim në Kosovë në periudhën 2019-2022.
Gjithashtu, dy mandate ka qenë anëtar i Këshillit Këshillëdhënës për Komunitete pranë Zyrës së Presidentit dhe kryetar i Këshillit për një vit.
Menaxher programi
slobodan.stosic@acdc-kosovo.org
Sllobodan Stoshiq ka diplomuar në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin e Mitrovicës.
Me përvojë të gjerë në organizatat joqeveritare në Mitrovicën e Veriut, Sllobodani fitoi përvojë të gjerë në zbatimin e projekteve për mbështetjen e komuniteteve joshumicë, pajtimin, promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe në fuqizimin e të rinjve dhe zgjidhjen e konflikteve në Kosovë.
Ai ishte gjithashtu i përfshirë në projekte të shumta që promovuan luftën kundër diskriminimit, gjuhën e urrejtjes dhe avancimin e të drejtave të grupeve të cenueshme sociale. Përveç kësaj, ai ka përvojë të konsiderueshme si lektor për të drejtat e njeriut dhe aftësive organizative dhe komunikuese.
Zyrtari i programit
ines.aljovic@acdc-kosovo.org
Ines Aljoviq Mihajloviq është një aktiviste qytetare me përvojë shumëvjeçare në sektorin e shoqërisë civile. Gjatë karrierës së saj, ajo ka punuar për disa organizata joqeveritare dhe ka marrë pjesë në kurse që kanë për qëllim fuqizimin e grave dhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në Kosovë.
Nëpërmjet punës së saj në sektorin e OSHC-ve, Ines fitoi përvojë të konsiderueshme në zbatimin e projekteve në lidhje me të drejtat e njeriut, si dhe u angazhua në projekte që promovonin barazinë gjinore, luftën kundër diskriminimit dhe avancimin e të drejtave të grupeve të cenueshme sociale. Ines gjithashtu ka përvojë në realizimin e hulumtimeve për të drejtat e grave, duke përfshirë të drejtat e grave në punë dhe pozitën e tyre në Kosovë, si dhe përvojë si trajnuese për të drejtat e njeriut, të drejtat e grave dhe aftësitë e buta. Po ashtu, ajo ishte edhe kryetare e Komisionit për komunitete në Komunën e Zveçanit.
Inesit i pëlqen fotografia, shkrimi, librat dhe deti. Ajo është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.
Zyrtare për Komunikim
snezana.vukicevic@acdc-kosovo.org
Snezhana Vukiçeviq ka përfunduar studimet master për gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës me vendndodhje të përkohshme në Mitrovicë Veriore.
Para se t'i bashkohej me OJQ ACDC, ajo ka punuar për disa OJQ në veri të Kosovës dhe ka marrë pjesë në programe dhe kurse të ndryshme që kanë për qëllim mbështetjen e zhvillimit profesional të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në Kosovë.
Me përvojë të konsiderueshme në sektorin joqeveritar, ajo ka zhvilluar aftësi në administrim dhe menaxhim projektesh, ndërsa puna e saj përfshin edhe komunikimin dixhital, duke përfshirë menaxhimin e përmbajtjes së mediave sociale dhe faqeve të internetit. Snežana gjithashtu ka përvojë në mësimdhënien e gjuhës angleze.
Interesat e saj përfshijnë mësimin e gjuhëve të huaja dhe diversitetin kulturor.
Asistente Financiare dhe Administrative
biljana.rakovic@acdc-kosovo.org
Biljana Rakovic është nga Mitrovica. Ajo u diplomua në Fakultetin Ekonomik pasi më parë kishte mbaruar shkollën e mesme ekonomike. Biljana është një punëtore ekipore e shkëlqyeshme dhe udhëheqëse e mirë , gjë që i mundësoi asaj të përparojë shpejt sepse mëson lehtësisht aftësi të reja, dhe kjo gjithashtu kontriboi me pjesëmarrja në shumë trajnime dhe punëtori në fusha të ndryshme të organizuara nga OJQ lokale. Ajo ka punuar në OJQ të ndryshme, fillimisht si hulumtuese, ndërsa më vonë ka fituar përvojë dhe ka punuar si koordinatore dhe asistente financiare.
Ajo aktualisht punon në OJQ ACDC si asistente financiare dhe administrative dhe është përgjegjëse për administrimin dhe menaxhimin financiar të projekteve. Biljana është shumë e shkathtë në afatet e përcaktuara dhe menaxhimin e kohës, kështu që përfundon me kohë obligimet e saj.
Zyrtari i programit (Prishtinë)
lulzim.hakaj@acdc-kosovo.org
Lulzim Hakaj eshtë një udhëheqës ekipi me përvojë me aftësinë për të inicuar dhe menaxhuar ekipe ndër-funksionale dhe projekte multi-disiplinore. Përveç kësaj, ai ka aftësi të shkëlqyera komunikimi.
Lulzimi ka më shumë se 14 vjet përvojë me organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë.
Praktikante
andrea.todic@acdc-kosovo.org
Andrea është një aktiviste e re për të drejtat e njeriut, feministe, me një shpirt të artistes.
Ajo ka marrë pjesë në projekte të ndryshme me OJQ-të në Kosovë, si trajnime, bursa, aksione vullnetare dhe aksione të tjera të ndërtuara për të bashkuar të gjitha komunitetet në Kosovë. Krahas kësaj, ajo është një trajnere për transformimin e konflikteve dhe ndërtimin e paqes.
Pasioni i saj më i madh është shkrimi artistik, por vullnetarizmi vendoset menjëherë pas kësaj.
Hobi i saj relaksues është piktura, por i preferuari i saj është krijimi i postimeve në Instagram që promovojnë barazinë dhe luftojnë urrejtjen.
Ëndrra e Andreas është të jetojë në një botë ku dallimet shihen si të bukura dhe jo problematike dhe ku të gjitha të drejtat e njeriut përmbushen!