19.05.2025. » 11:10 | ACDC
Kërkesë për sqarim në lidhje me deklaratën publike mbi pretendimet për ngacmime në veri të Kosovës
I nderuari Z. Qelaj,
Po ju shkruajmë për të kërkuar me respekt, një sqarim në lidhje me deklaratën tuaj të fundit publike të bërë në programin “Kallxo Përnime”, në të cilën keni komentuar akuzat e ngritura nga organizatat e shoqërisë civile, ndër akterë të tjerë, për ngacmimin e grave dhe vajzave në veri të Kosovës.
Siç jeni në dijeni, në reagimin e raportimeve të shumta të qytetarëve dhe mbulimit në rritje të mediave për incidentet të ngacmimit—veçanërisht që prekin gratë dhe vajzat, përfshirë të miturat—në veri të Kosovës, një grup i organizatave të shoqërisë civile ngritën publikisht shqetësimin për mungesën e reagimit adekuat institucionale. Deklarata e përbashkët, e lëshuar në fillim të këtij muaji nga organizatat CASA, NSI, Inter, Aktiv dhe ACDC, përmendi incidente shqetësuese që përfshijnë njerëz që thuhet se vinin nga drejtimi i Mitrovicës Jugore dhe dështimin e Policisë së Kosovës për t’u përgjigjur në mënyrë efektive. Deklarata më tej shprehu shqetësimin lidhur me pretendimet për frikësimin e dëshmitarëve dhe mosveprimin institucional.
Në intervistën tuaj, ju keni pranuar se zyra juaj është takuar me përfaqësues të komunitetit serb dhe me institucionet përkatëse, duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policinë e Kosovës. Ju gjithashtu pohuat se të gjitha akuzat e tilla meritojnë hetim serioz. Megjithatë, ne ishim thellësisht të shqetësuar nga vërejtja juaj shtesë se, në mungesë të rasteve të raportuara zyrtarisht, këto pretendime “mund të jenë pjesë e një përpjekjeje të grupeve të caktuara për të diskredituar reputacionin e Policisë së Kosovës”.
Duke pasur parasysh peshën e çështjes në fjalë - dhe në frymën e transparencës dhe besimit publik - ne do të vlerësonim sqarimin për pikat e mëposhtme:
1. Mbi çfarë baze u sugjerua se akuzat e ngritura mund të jenë pjesë e një fushate reputacioni kundër Policisë së Kosovës? A kishte ndonjë gjetje apo provë që na informon këtë vlerësim?
2. Në dritën e mandatit të saj kushtetues për të mbrojtur të drejtat e njeriut, si siguron Zyra e Avokatit të Popullit, që viktimat që mund t'i frikësohen hakmarrjes institucionale, të ndjehen të mbrojtura dhe të inkurajuara në mënyrë adekuate për të paraqitur raste?
3. Në deklaratën tuaj publike keni pohuar se Policia e Kosovës nuk ka pranuar zyrtarisht raste të ngacmimeve të tilla. Megjithatë, të paktën tre raste të tilla, në fakt, janë raportuar në polici dhe autoritetet kanë konfirmuar se ka prova që mbështesin këto raportime. Ju lutem, a mund të sqaroni bazën për deklaratën tuaj dhe nëse zyra juaj ka ndërmarrë hapa që atëherë për të verifikuar ose korrigjuar këtë informacion?
4. A ka iniciuar apo konsideruar zyra juaj fillimin e hetimeve ex officio për pretendimet për sjellje të pahijshme apo neglizhencë institucionale në rastet e raportuara të ngacmimeve?
5. Çfarë masash po ndërmerr Zyra e Avokatit të Popullit për të monitoruar punën e Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor në veri, duke pasur parasysh gjetjet më të gjera të paraqitura në raportin tonë të përbashkët të fundit “Etnizimi i Policisë së Kosovës: Erozioni i bazës së Ahtisarit të një institucioni qytetar dhe multietnik”?
Ne dëshirojmë të rikonfirmojmë përkushtimin tonë për një angazhim të hapur dhe konstruktiv me institucionin tuaj dhe organet e tjera mbikëqyrëse në Kosovë. Në kuadër të këtij angazhimi, pesë organizatat e nënshkruara, në takime të shumta me Zyrën tuaj, kanë ngritur një sërë shqetësimesh për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, duke ofruar vazhdimisht argumente, fakte dhe prova për të informuar rreth punës tuaj dhe për të mbështetur llogaridhënien institucionale. Ne besojmë fuqimisht se narrativa publike rreth çështjeve të tilla të ndjeshme duhet të bazohet në fakte dhe në konsideratë të kujdesshme, në mënyrë që të mos dekurajojë viktimat të flasin hapur ose të gërryejë besimin e publikut në mekanizmat e llogaridhënies.
Ne jemi në dispozicionin tuaj për një takim apo dialog të mëtejshëm dhe ju falënderojmë paraprakisht për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.
Sinqerisht,
Center for Affirmative Social Action (CASA),
New Social Initiative (NSI),
Institute for Territorial Economic Development (InTER),
NGO Aktiv, and
Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)
Lajmet e fundit