01.12.2025. » 12:54 | ACDC
Nga 28 deri më 30 nëntor, në Graçanicë u mbajt me sukses kampi përfundimtar në kuadër të serisë së kampeve rinore të këtij viti, të dedikuara gjuhës, të nxënit, komunikimit ndërkulturor dhe bashkëpunimit mes të rinjve nga komunitete të ndryshme në Kosovë.
Gjatë programit treditor, pjesëmarrësit morën pjesë në aktivitete të ndryshme dinamike, duke përfshirë mësimin bazë të komunikimit në gjuhën serbe dhe shqipe, detyra grupore që nxisnin punën ekipore, kreativitetin dhe besimin e ndërsjellë, si dhe një vizitë në Qendrën e Inovacionit në Graçanicë, ku patën mundësinë të mësojnë më shumë mbi teknologjitë bashkëkohore, modelimin 3D dhe inovacionet që po ndryshojnë mënyrat e të nxënit dhe punës.

Gjatë vitit të kaluar bashkuam qindra të rinj nga komunitete të ndryshme në gjithë Kosovën dhe krijuam hapësirë që të njihen, lidhen dhe bashkëpunojnë përtej ndarjeve të përditshme, duke nxitur mirëkuptim ndërkulturor përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe ndërveprimit të hapur.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, trajnerëve, partnerëve, donatorëve dhe ekipit tonë që e bënë këtë proces të mundur, të suksesshëm dhe me të vërtetë domethënës. Me këtë kamp përmbyllet seria e këtij viti, por ACDC vazhdon të punojë për fuqizimin, bashkëpunimin dhe dialogun ndërkulturor mes të rinjve, duke krijuar mundësi të reja për të mësuar dhe për t’u lidhur.
Lajmet e fundit