Kriza institucionale që pasoi zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit. Qeveria aktuale, të cilës i ka përfunduar mandati, po vazhdon të veprojë pa mbikëqyrje dhe kontroll parlamentar, situatë kjo e papranueshme për një shtet demokratik.
Në anën tjetër, Kuvendi jofunksional po e pamundëson miratimin e ligjeve të rëndësishme dhe vendimeve strategjike që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe qytetareve, duke rrezikuar stabilitetin institucional, zhvillimin ekonomik dhe besimin qytetar në përfaqësim demokratik. Bllokada aktuale është duke vonuar e rrezikuar pranimin e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së, në kohën kur masat e vendosura nga BE dhe pezullimi pothuajse i tërësishëm i fondeve amerikane kanë reduktuar ndjeshëm mbështetjen financiare për Kosovën.
Zhvillimet gjeopolitike aktuale kërkojnë përgjegjësi dhe veprime të shpejta nga shtetet demokratike. Mosfuksionalizimi i Kuvendit të Kosovës është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm. Ky stagnim rrezikon që vendet partnere të humbin besimin në aftësinë tonë për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të vepruar si një shtet serioz në skenën ndërkombëtare.
U bëjmë thirrje udhëheqësve të partive parlamentare që të marrin përgjegjësinë që u është besuar dhe të veprojnë menjëherë për tejkalimin e krizës politike. Përmes dialogut dhe me fokus te zhvillimi i vendit dhe mirëqenia e qytetarëve, të arrijnë një marrëveshje që i jep fund bllokadës. Mungesa e vullnetit për bashkëpunim dhe përqendrim në interesin e përbashkët është e papranueshme dhe cenon thellë besimin publik në përfaqësimin demokratik.
Mosveprimi nuk është opsion. Çdo vonesë e mëtejme kërkon llogaridhënie publike.
Shoqëria civile mbetet e gatshme të ofrojë kontributin e saj për tejkalimin e kësaj krize dhe rikthimin e funksionalitetit demokratik në vend.
Organizatat mbështetëse (renditja sipas alfabetit):
- Advocacy Training & Resource Center (ATRC)
- Asociacioni i Mediave të Pavaruara Elektronike të Kosovës (AMPEK)
- Balkan Green Foundation (BGF)
- CEL Kosova
- Center for Eduction and Community Development-Friends
- CIPOF Childproof
- Community Building Mitrovica (CBM)
- Community Development Fund (CDF)
- Democracy Plus (D+)
- Demokraci për zhvillim (D4D)
- Dylberizim
- Ekovizioni
- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë
- Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
- Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)
- Hyjneshat
- Iniciativa për Progres (INPO)
- Iniciativa Qytetare Skenderaj
- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
- Instituti GAP
- Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)
- Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED)
- Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”
- Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
- Instituti Sekhmet
- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
- Kosovo Advocacy & Development Centre
- K-W4W
- Leadership Development Association Europe
- Lëvizja FOL
- New Social Initiative (NSI)
- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë
- OJQ "ACCESS"
- OJQ "Vision02"
- OJQ EC Ma Ndryshe
- OJQ Fortesa
- OJQ Mundësia
- OJQ Politeia
- OJQ Zana
- OJQ Pishtarët
- Organizata Bubble
- Organizata ÇOHU!
- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim - ORCA
- Qendra Kosova për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT)
- Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
- Qendra Kosovare për Zhvillim të Qëndrueshëm - QKZHQ
- Qendra për Arsim e Kosovës - KEC
- Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC)
- Qendra për Barazi dhe Drejtësi
- Qendra Për Politika dhe Avokim (QPA)
- Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore - CSGD
- QIKA
- Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)
- Rrjeti i OJQ-ve AVONET
- Rrjeti Qeliza
- SHL - Kosova
- Syri i Vizionit
- The Foundation House (ish-IPKO Foundation)
- YMCA Movement