Pjesëmarrësit e rinj prezantuan tri propozime konkrete për përmirësimin e mjedisit dhe hapësirave publike. Propozimet do t’i dorëzohen zyrtarisht komunës, në mënyrë që idetë e të rinjve të bëhen pjesë e dialogut për zhvillimin e ardhshëm të qytetit.
Zgjidhjet e propozuara përfshijnë një park të gjelbër aventurash pranë lumit Ibër, kontejnerë për ndarjen e mbeturinave dhe një kënd për të rinjtë me energji diellore. Këto ide përfaqësojnë hapa praktikë drejt një qyteti më të pastër, më të gjelbër dhe më miqësor ndaj të rinjve.
Konferenca e të Rinjve, e organizuar nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC), është pjesë e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW) dhe kontribuon në bashkëpunimin rreth prioriteteve të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.