12.09.2023. » 09:57


OP - ED "Lufta për barazi, sfida dhe progres në shekullin XXI"



Në ditët e sotme, në shekullin e XXI, megjithëse shoqëria ka përparuar në fusha të ndryshme, barazia në të gjithë sektorët e jetës dhe shoqërisë është në një nivel shumë të palakmueshëm. Barazia, si një segment i pashmangshëm i të drejtave themelore të njeriut, mund të ndërlidhet me gjininë, racën, barazinë seksuale e të tjera.

op-ed-lufta-per-barazi-sfida-dhe-progres-ne-shekullin-xxi

Në ditët e sotme, në shekullin e XXI, megjithëse shoqëria ka përparuar në fusha të ndryshme, barazia në të gjithë sektorët e jetës dhe shoqërisë është në një nivel shumë të palakmueshëm. Barazia, si një segment i pashmangshëm i të drejtave themelore të njeriut, mund të ndërlidhet me gjininë, racën, barazinë seksuale e të tjera.

Për sa i përket barazisë gjinore mes njerëzve në nivel botëror, sipas raportit global të Forumit Ekonomik Botëror për barazinë gjinore, më së miri renditen vendet nordike të Evropës, vendet e kontinentit amerikan janë në mes dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Jugore janë në një nivel të ulët të palakmueshëm, sikurse edhe vendet e Afrikës.

Sipas asaj që shkruhet në Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor, ligji kryesor ndërkombëtar që ka të bëjë me ndalimin e diskriminimit racor, termi "diskriminim racor" nënkupton çdo diskriminim, përjashtim, kufizim ose favorizim të bazuar në race, ngjyrë, familje, me origjinë kombëtare ose etnike, që kanë për qëllim ose efekt të anulojnë ose zvogëlojnë njohjen, gëzimin ose realizimin, në baza të barabarta të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në të drejtat politike, ekonomike, sociale, kulturore ose në çdo fushë tjetër të jete sociale. Domethënë, është i njohur fakti se pjesëtarët e “racës së zezë” janë gjithmonë të diskriminuar më shumë se pjesëtarët e racës së bardhë. Madje në studime të shumta ata besojnë se në lidhje me “gratë e bardha” ato diskriminohen në tre baza: 1) gjini, 2) racë, 3) klasë.

Gjithashtu do të theksoj se e gjithë polemika për barazinë gjinore filloi shumë herët dhe se gratë ishin të diskriminuara për sa i përket krimeve. Përkatësisht, kriminel mesatar gjithmonë është konsideruar si një burrë me karakteristika të caktuara, dhe është konsideruar se gratë nuk janë të afta për të kryer një krim, por hulumtimet e fundit kanë ardhur në një përfundim të jashtëzakonshëm që flet për faktin se çdo grua kryen një krim, të paktën një herë në jetën e saj, dhe atë më së shpeshti në periudhën 40-41 vjeçare.

Nga një grua e lidhur si viktimë në zakone të ndryshme të Indisë, tek një grua që është “CEO” në kompani të ndryshme nëpër botë, ishte një rrugë e vështirë dhe aspak e lehtë.

Për të qenë në gjendje të konsiderojmë se jemi një shoqëri e bazuar në ligj dhe parimet e tij themelore, duhet t'i konsiderojmë gratë të barabarta me burrat.

Barazia gjinore supozon gjithashtu se burrat dhe gratë kanë parakushte të barabarta për ushtrimin e të drejtave të njeriut.

Përveç kësaj, barazia gjinore supozon se ka mundësi të barabarta për burrat dhe gratë për të kontribuar në përparimin kulturor, politik, ekonomik, social dhe kombëtar, si dhe për të pasur mundësi të njëjta për të gëzuar të gjitha përfitimet.

 

                                                                                                                                              Angjela Kostoviq,

                                                                                                                                         Juriste i diplomuar