Në kuadër të komponentit kërkimor të projektit, janë identifikuar problemet kryesore në terren:
- mbi 130 pika kritike të ndotjes
- 36 deponi ilegale
- 65 shkarkime direkte në lumenj
- 20 barriera në rrjedhat ujore
- 10 lokacione të nxjerrjes së rërës
Këto të dhëna tregojnë qartë nevojën për zgjidhje konkrete në nivel lokal.
Kriteret e pjesëmarrjes:
- të rinj të moshës 18–30 vjeç
- nga komunat:
- Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut
- Zveçan
- Zubin Potok
- Leposaviq
Aplikimi mund të bëhet individualisht ose si grup joformal.
Çfarë lloj iniciativash mbështesim?
Kërkojmë ide që kontribuojnë në:
- reduktimin e ndotjes së lumenjve
- rritjen e ndërgjegjësimit në komunitet
- mbrojtjen e burimeve natyrore
- aktivizimin e komunitetit lokal
- zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme
Iniciativat e përzgjedhura do të përfitojnë:
- mbështetje financiare dhe mentorim
- mbështetje në realizimin e idesë
- dukshmëri përmes fushatës mediatike të projektit
- mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit
Afati për aplikim: 05 qershor, 2026
Aplikimi bëhet përmes formularit online: LINK
Për çdo pyetje, na kontaktoni në: office@acdc-kosovo.org
Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit IWRM-K të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Kosovës, me implementim nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Environment Agency Austria (EAA).