09.12.2025. » 22:18 | ACDC


Nisma mjedisore – Skulptura ekologjike “Heshtja” (shikoni videon më poshtë)



Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës 2025, OJQ ACDC me mbështetjen e GIZ-it në emër të Qeverisë Gjermane ka realizuar një nismë mjedisore të fokusuar te komuniteti në Mitrovicë.

nisma-mjedisore-skulptura-ekologjike-heshtja-shikoni-videon-me-poshte
FOTO: ACDC

Gjatë muajve tetor dhe nëntor, studentët, vullnetarët, artistët lokalë dhe anëtarët e komunitetit punuan së bashku për të promovuar mbrojtjen e mjedisit përgjatë lumit Ibër.

Nisma përfshiu:

  • Dy trajnime për të rinjtë me studentë nga universitetet dhe shkollat e mesme lokale mbi mbrojtjen e mjedisit, shëndetin publik dhe angazhimin komunitar.

  • Dy aksione pastrimi përgjatë lumit Ibër dhe zonave të gjelbra përreth, me pjesëmarrjen e më shumë se 40 të rinjve vullnetarë.

  • Krijimin e një skulpture ekologjike, të ndërtuar së bashku me artistë lokalë duke përdorur mbeturinat e mbledhura gjatë aksioneve të pastrimit.

  • Rivitalizimin e tre burimeve publike të ujit të pijshëm në Mitrovicën e Veriut, duke përmirësuar qasjen në ujë të pastër për komunitetin.

Nëpërmjet edukimit, veprimit qytetar, artit dhe përmirësimeve praktike, projekti fuqizoi të rinjtë të marrin një rol aktiv në mbrojtjen e mjedisit. Skulptura, burimet e rikthyera dhe angazhimi i të rinjve lokalë tani shërbejnë si një kujtesë se kujdesi për Ibri nënkupton kujdes për të ardhmen tonë të përbashkët.

Shikoni videon e shkurtër “Heshtja” për të parë se si mbeturinat e mbledhura shndërrohen në një skulpturë ekologjike që flet përmes heshtjes.