14.07.2026. » 12:08 | ACDC
Qendra për Avokim për Kulturë Demokratike (ACDC) ka kënaqësinë t'ju ftojë të merrni pjesë në konferencën "Gjyqësori në Veri të Kosovës: Sfidat Aktuale dhe Perspektivat për Zhvillimin Institucional", e cila organizohet në kuadër të projektit "Mbështetje për Riintegrimin, të Drejtat Gjuhësore dhe Zvogëlimin e Numrit të Lëndëve të Pazgjidhura", me mbështetjen e UNMIK-ut.
Konferenca do të mbledhë ekspertë të drejtësisë, avokatë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe pjesëmarrës të tjerë të interesuar për reformën në drejtësi, për të diskutuar gjendjen aktuale të sistemit gjyqësor në veri të Kosovës, ndikimin e sfidave institucionale në qasjen në drejtësi, si dhe mundësitë për forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe rritjen e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë në sistemin e drejtësisë.
Gjatë diskutimit do të shqyrtohen pasojat e përfaqësimit të pamjaftueshëm të komuniteteve joshumicë në institucionet gjyqësore, pengesat në sigurimin e qasjes efektive në drejtësi, si dhe kushtet që mund të kontribuojnë në përfshirjen më të madhe të profesionistëve të drejtësisë në sistemin institucional.
Theks i veçantë do t'i kushtohet shkëmbimit të përvojave dhe pikëpamjeve ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve, ekspertëve të fushës së drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile, me synim identifikimin e sfidave kryesore dhe hartimin e rekomandimeve që mund të kontribuojnë në një sistem gjyqësor më efikas, gjithëpërfshirës dhe më të qasshëm, duke forcuar njëkohësisht besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe institucionet e drejtësisë.
Panelistët e Konferencës:
Moderator: Ines Aljović Mihajlović
Lajmet e fundit