09.04.2023. » 11:58 | ACDC


Dita Ndërkombëtare e Romëve



Sot është 8 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Romëve. Një ditë për të festuar kulturën rome dhe ndërgjegjësim për problemet me të cilat përballen romët.

dita-nderkombetare-e-romeve
FOTO: ACDC

Sot është 8 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Romëve. Një ditë për të festuar kulturën rome dhe ndërgjegjësim për problemet me të cilat përballen romët.

Dita u shpall zyrtarisht në vitin 1990 në Serok, Poloni, vendi i Kongresit të katërt Botëror të Romëve, të Unionit Ndërkombëtar të Romëve (IRU). Në atë kongres u mor vendim për himnin rom, për të cilin u zgjodh kënga "Đelem, Đelem".Sot është një ditë me rëndësi vendimtare jo vetëm për pjesëtarët e komunitetit rom, por edhe për institucionet dhe organizatat rome, sepse sot është dita kur festohet kultura e kahmotshme rome.

Fatkeqësisht, pavarësisht nga vetëdija për padrejtësinë e tmerrshme që i është bërë këtij populli të mrekullueshëm, ende ka individë në botë që i shajnë, i persekutojnë, por edhe i sulmojnë fizikisht dhe i vrasin. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje shtesë përmirësimit të pozitës së anëtarëve të komunitetit kombëtar rom, përfshirjes dhe integrimit të tyre në shoqëri dhe rrjedhat sociale, si dhe reduktimin e intolerancës ndaj romëve.