01.12.2022. » 16:21 | ACDC

Dita botërore kundër AIDS

Diskriminimi dhe stigma lidhur me personat me HIV pozitiv është pengesa më e madhe në ofrimin e mbështetjes për njerëzit që jetojnë me këtë sëmundje. Qëndrimet negative çojnë në ndjenjën e fajit, turpit dhe izolimit të individëve me HIV pozitiv. Veprime të tilla të komunitetit shkelin të drejtat e njeriut, krijojnë pabarazi sociale dhe vënë në disavantazh individët që jetojnë me SIDA. Nga kjo rrjedh se personat me HIV/AIDS pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore të njeriut dhe liritë themelore që burojnë nga vlerat e dinjitetit dhe të barazisë.

dita-boterore-kunder-aids
FOTO: ACDC

Në ditën e sotme, ju ftojmë të informoheni për HIV-in dhe AIDS-in, mënyrat e transmetimit, masat parandaluese, përdorimin e terminologjisë korrekte dhe jodiskriminuese dhe sjelljen pozitive, për të ndryshuar qëndrimet dhe larguar paragjykimet, për tolerancën dhe mirëkuptimin. Le t'u sigurojmë personave me HIV/AIDS një jetë dinjitoze!