26.04.2022. » 12:35


Op-ed - Bashkëpunimi ndërkulturor… pa ‘themel’!



Është mjaft interesant të lexohet për bashkëpunimin ndërkulturor i cili ka ndodhur diku në vitet e largëta, që gjenratat e para-ardhësve tanë si duket kanë 'harruar' të na mësojnë se si duhet zhvilluar ky bashkëpunim, të cilin sot thuajse nuk e dijmë a ekziston dhe si ekziston!

op-ed-bashkepunimi-nderkulturor-pa-themel

Është mjaft interesant të lexohet për bashkëpunimin ndërkulturor i cili ka ndodhur diku në vitet e largëta, që gjenratat e para-ardhësve tanë si duket kanë 'harruar' të na mësojnë se si duhet zhvilluar ky bashkëpunim, të cilin sot thuajse nuk e dijmë a ekziston dhe si ekziston!

Faktikisht, jo edhe aq shumë viteve të largëta por nga harresa ashtu duket!

Qyteti i Mitrovicës ka pasur të zhvilluar kulturën në sfera të ndryshme, si në art, muzikë, poezi, sport, e të tjera, ku mënyra e organizimit ka qenë pa interes por në dobi të komunitetit. Mirëpo, si shembull... një vepër arti ka qenë shumë e rëndësishme për autorin e sidomos e vlerësueshme. Në krahasim me ditët e sotme, ku vepra e tillë mund të blihet në treg tek plaçkat me një çmim qesharak, e mos të flasim për vlerësimin. Ose shembulli tjetër ku lokalet private organizonin koncerte me grupet e ndryshme për të sjellur muzikën e tyre pranë njerëzve.

Krejt këto e shumë shembuj të tjerë mund të diskutohen e të shkruhen libra. Mirëpo, fare pak përmenden se si kanë qenë organizimet ndërkulturore, për shkak se ishin kryesisht organizime private. Rrallë e përmallë kemi (tash) organizime institucionale për një aktivitet ndërkulturore, edhe ato që janë, nuk përfshihen të gjitha komunitetet së bashku. Personalisht, kam qenë pjesë e një trajnimi për shkëmbim përvojash ndërkulturore, ku prej 25 pjesëmarrësve që ishim, vinim nga 13 shtete të ndryshme me kultura të ndryshme. Kurse, në vendin tone aq pak jemi dhe nuk mund të kemi një shkëmbim përvojash kulturore. Gjithsesi, këtu ekzistojnë dy përgjegjje: ‘nuk mund’ apo ‘nuk dëshirojmë’!

Si një prej mundësive më të mira, e që në ditët e sotme mungon, është ndërlidhshmëria me sferat tjera. Patjetër se kultura duhet të ndërlidhet me sistemin e edukimit si dhe aktivitetet pas-mësimore prej procesit të edukimit fillor e të mesëm. Natyrisht, ky do të ishte një hap shumë i rëndësishëm drejt zhvillimit të bashkëpunimeve ndërkulturore për të shmangur paragjykimet e stereotioet e kulturave të njëri-tjetrit, e që rrjedhimisht do të ofronte terren të qasshëm për organizime të bashkëpunimeve por edhe njohjeve ndërkulturore. Fillimisht, duhet ti njohim kulturat me të cilat ekzistojnë në mes të komunitetit ku jetojmë, e më pas të i identifikojmë se çfarë kemi të përbashkëta si dhe të i zhvillojmë ato kultura ndërmjet veti.

Duke pasur parasyshë se infrastruktura është mjaft e pasur për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkulturor, ende ka shpresë që ky bashkëpunim të ngritet në një nivel më të lartë... dhe të jetë hap i rëndësishëm edhe për jetë të përbashkët dhe normale duke shfrytëzuar më së miri këtë diversitet ndërkulturor në vendin tonë, pa ndërhyrje dhe anime politike, ku politika është njëri prej shkaktarëve kryesor në krejt këtë situatë të mangët me bashkëpunime ndërkulturore. 

Gjithnjë duke shpresuar, por në këtë rast shpresojmë se do të punojmë të gjithë së bashku për të përmirësuar jetën kulturore, ku gjeneratat e ardhshme do të mund të e gëzojnë një ‘themel’ të ndërtuar mirë tani, në të kundërtën këto gjenerata do të na ‘mallkojnë’ për ‘themelin’ e dobët që jemi duke e ndërtuar.

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian