16.10.2025. » 19:31 | ACDC


THIRRJE PUBLIKE PËR TË RINJTË ARTISTË DHE HULUMTUES



Projekti: „Të rinjtë nga Veriu në dialog me trashëgiminë kulturore – Hulumtimi dhe interpretimi kreativ i Hoçës së Madhe“

Organizata joqeveritare Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) nga Mitrovica e Veriut shpall thirrje publike për të rinjtë artistë, studentë dhe hulumtues nga fusha e artit, historisë dhe trashëgimisë kulturore, të moshës 18 deri në 35 vjeç, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në koloninë artistike dhe programin kërkimor të dedikuar trashëgimisë kulturore të Hoçës së Madhe.

thirrje-publike-per-te-rinjte-artiste-dhe-hulumtues
FOTO: ACDC

Qëllimi i këtij programi është t’u ofrojë të rinjve nga Veriu i Kosovës mundësinë që përmes artit dhe punës kërkimore të njihen dhe të interpretojnë në mënyrë kreative trashëgiminë kulturore dhe historike të Hoçës së Madhe, si një nga lokalitetet më të rëndësishme kulturore në Kosovë. Projekti kombinon artin, hulumtimin dhe edukimin, duke nxitur dialogun, kreativitetin dhe ruajtjen e identitetit kulturor.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kenë mundësinë që të:

  • marrin pjesë në koloninë artistike në Hoçën e Madhe,

  • punojnë me ekspertë nga fusha e artit dhe trashëgimisë kulturore,

  • zhvillojnë veprat e tyre artistike të frymëzuara nga hulumtimet,

  • marrin pjesë në ekspozitën dhe konferencën përmbyllëse në Mitrovicën e Veriut,

  • fitojnë kontakte të reja profesionale.

Kush mund të aplikojë

Thirrja është e hapur për:

  • të rinjtë artistë (piktorë, skulptorë, fotografë, artistë vizualë);

  • studentë të arteve, historisë, kulturës dhe disiplinave të ngjashme;

  • të rinjtë hulumtues dhe kreativë të interesuar për trashëgiminë kulturore.

Veçanërisht inkurajohen aplikimet nga të rinjtë e komuniteteve joshumicë nga veriu i Kosovës.

Afati për aplikim
Aplikimet janë të hapura deri më 01 nëntor 2025.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë:

  • Biografi të shkurtër (deri në 1 faqe);

  • Letër motivimi (deri në 300 fjalë);

Dokumentet duhet të dërgohen përmes e-mail-it në adresën:
konkurs@acdc-kosovo.org

me subjektin: „Aplikim për thirrjen publike – Hoça e Madhe“.

Informacione shtesë

Për të gjitha informacionet shtesë mund të kontaktoni ekipin e ACDC përmes:
www.acdc-kosovo.org
ines.aljovic@acdc-kosovo.org
+381(0)64 23 51788 / +383(0)47 11 5199

Shënim
Kjo aktivitet zbatohet në kuadër të projektit „Të rinjtë nga Veriu në dialog me trashëgiminë kulturore – Hulumtimi dhe interpretimi kreativ i Hoçës së Madhe“, i cili financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zbatohet nga OJQ ACDC nga Mitrovica e Veriut.