30.01.2022. » 20:49 | M4Y


Ftesa për aplikim për pjesëmarrje në trajnim



Projekti M4Y ka për qëllim rritjen e mundësive socio-ekonomike për të rinjtë (15-24 vjet) në Kosovë. Përmes këtij projekti, komunat e përzgjedhura do të adresojnë nevojat socio-ekonomike të të rinjve, duke financuar iniciativat të cilat burojnë nga vet ata, me qëllim rritjen e bashkëpunimit midis rinisë dhe qeverive lokale, për zgjidhjen e problemeve në komunitet.

ftesa-per-aplikim-per-pjesemarrje-ne-trajnim
FOTO: M4Y

Projekti M4Y ka për qëllim rritjen e mundësive socio-ekonomike për të rinjtë (15-24 vjet) në Kosovë. Përmes këtij projekti, komunat e përzgjedhura do të adresojnë nevojat socio-ekonomike të të rinjve, duke financuar iniciativat të cilat burojnë nga vet ata, me qëllim rritjen e bashkëpunimit midis rinisë dhe qeverive lokale, për zgjidhjen e problemeve në komunitet.

Objektivi i projektit është të përmirësojë përfshirjen socio-ekonomike të së paku 3,000 të rinjve të grupeve të margjinalizuara në komunitetet e cënueshme në Kosovë, përmes angazhimit qytetar dhe ngritjes së kapaciteteve dhe aftësive të tyre.

Projekti do të implementohet në 10 komuna të Kosovës, siç janë: Gllogoc, Hani Elezit, Rahovec, Skenderaj, Vushtrri, Junik, Kaçanik, Ferizaj,
Ranillug dhe Zveçan.

Ky Projekt implementohet nga CDF si organizatë udhëheqëse, në partneritet me OJQ Integra, ACDC dhe BSCK me mbështetjen e Ministrisë së
Administrimit të Pushtetit Lokal, projekt i siguruar nga Qeveria Japoneze, përmes Fondit Zhvillimor Social të Japonisë.

Të rinjtë që përfundojnë trajnimin do të kenë mundësinë të aplikojnë për një grant deri në 30,000 dollarë

Të rinjtë e interesuar nën moshën 18 vjeç duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar "Pëlqimi prindëror" dhe një kopje të letërnjoftimit nëse e kanë të tillë, ndërsa ata mbi moshën 18 vjeç duhet të dorëzojnë bashkë me aplikimin një kopje të letërnjoftimit të vlefshëm.

Për komunën e Zveçanit aplikacionin mund ta dorëzoni në kafenenë "Golden Sky", nga ora 12:00-1400 ose telefononi Stefan Kalaba në numrin: (+381656360775)

Për komunën e Ranillugut për të dorëzuar aplikacionin telefononi në kontaktin: 
Zoran Djokić (+381649075564)

Për komunën e Vushtrrisë aplikacionet mund të dorëzohen në ambientet e Zyrës Turistike në Kalanë e Qytetit, rruga "Tirana", në periudhën prej orës 14:30 deri në ora 18:00.

Për komunën e Skenderajt, aplikacionet mund të dorëzohen në zyrën e OJQ "Drugeza", Qendra e Kulturës "Hasan Prishtina" nga ora 8:00-17:00.

Aplikacion për pjesëmarrje në trajnim

Pëlqimi i prindërve PËR PJESËMARRËSIT NË 18 VJEÇ