21.01.2026. » 15:00 | ACDC
Më 20 janar, në Prishtinë u mbajt takimi i Grupit Punues për hartimin e Programit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (2026–2031) dhe Planit të Veprimit (2026–2028).
Takimi u hap me fjalë hyrëse nga Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit dhe Kryesues i Grupit Punues, si dhe nga Dušan Radaković, Drejtor i OJQ-së ACDC, e cila e organizoi takimin në kuadër të aktiviteteve të saj projektuese.
Në pjesën punuese të takimit, konsulenti i angazhuar Florent Muçaj prezantoi komentet mbi metodologjinë e propozuar të punës, me theks të veçantë në procesin e hartimit të dokumenteve programore dhe dinamikën e planifikuar të punës.
Gjatë takimit u diskutuan komentet mbi metodologjinë e propozuar, si dhe ndikimi i tyre në përmbajtjen e Programit dhe dinamikën e procesit të mëtejmë, me fokus të veçantë në përmirësimin e cilësisë së dokumentit dhe përfshirjen e akterëve relevantë në fazat e ardhshme të hartimit.
Lajmet e fundit