01.09.2025. » 12:13 | ACDC


Tryezë e rrumbullakët 04 shtator 2025 11:00 – 13:00



Organizatat joqeveritare ACDC dhe REC kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në tryezën e rrumbullakët “Lidhim sot, formësojmë të ardhmen”, e cila do të mbahet në kuadër të projektit me të njëjtin emër, të fokusuar në nxitjen e pajtimit dhe bashkëpunimit mes të rinjve nga komunitetet e ndryshme etnike nga veriu dhe jugu i Mitrovicës.

tryeze-e-rrumbullaket-04-shtator-2025-1100-1300
FOTO: ACDC

Tryeza e rrumbullakët do të mbledhë të rinj, përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve dhe komunitetit akademik për të diskutuar së bashku mënyrat e ndërtimit të besimit ndëretnik afatgjatë dhe forcimit të kohezionit shoqëror. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndajnë përvojat e tyre, të fitojnë njohuri të reja mbi strategjitë për ndërtimin e paqes dhe të zhvillojnë iniciativa të përbashkëta për bashkëpunimin e ardhshëm.

Një fokus i veçantë i tryezës do të jetë tema e punësimit të të rinjve, me theks në sfidat që ata përballen gjatë hyrjes në tregun e punës, rolin e zyrave të punësimit dhe mundësitë për përmirësim profesional. Diskutimi do të mbledhë aktorë kyç për të shqyrtuar zgjidhje praktike dhe iniciativa për përmirësimin e mundësive të punësimit të të rinjve në Kosovë.

Ky aktivitet përfaqëson një mundësi për krijimin e kontakteve të reja, shkëmbimin e ideve dhe forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, me synimin e ndërtimit të një të ardhmeje më paqësore dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë të rinjtë në Kosovë.

 

Panelistët:

  • Besmir Salihu, Shefi i Zyrës së Punësimit në Mitrovicën e Jugut
  • Sallah Bekteshi, Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Mitrovicën e Veriut
  • Lulzim Hakaj, OJQ REC
  • Stefan Kalaba, OJQ ACDC
  • Anđelija Vučinić, studente nga veriu
  • Valentina Istefi, studente nga jugu

Ines Aljović Mihajlović, moderatore

 

Diskutimi do të mbahet më 04 shtator 2025, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e EU House, që ndodhet në rrugën “Mbret Pjetër I”, Mitrovicë e Veriut.