Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC OJQ) fton të rinjtë ambiciozë, të cilët dëshirojnë të fitojnë përvojë të vlefshme pune dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë civile në Kosovë, të aplikojnë për punë praktike. Kohëzgjatja e punës praktike është 6 muaj, me orar fleksibël pune rreth 15 orë në javë, me mundësi pune të herëpashershme nga shtëpia.
Gjatë punës praktike, kandidati/ja do të ketë mundësi të njihet me punën e një organizate joqeveritare, të marrë pjesë në projekte dhe programe, si dhe të përmirësojë aftësitë e tij/saj në punën ekipore dhe organizimin e ngjarjeve.
Lokacioni: Mitrovica e Veriut
Kushtet e punës praktike:
- Aftësi të avancuara kompjuterike, veçanërisht përdorimin e paks MS Office
- Komandë e fortë e gjuhës shqipe dhe angleze,
- Të kuptuarit bazik të gjuhës serbe është një përparësi.
- Njohuri për sektorin civil në Kosovë dhe institucionet e sistemit demokratik
Mënyra e aplikimit:
Aplikacionet dërgohen në mënyrë elektronike në email adresën: konkurs@acdc-kosovo.org
Është e nevojshme të dërgoni një CV në gjuhën shqipe ose angleze.
Ju lutemi të përfshini në rubrikën e subjektit të emailit "Application for Internship ACDC 2024".
Afati i aplikimit është, 22 shtator 2024 deri në orën 23:59.
Aplikacionet e dërguara pas afatit të caktuar nuk do të merren parasysh. Të gjithë kandidatët/et do të informohen për rezultatin e aplikimit dhe vetëm të përzgjedhurit do të ftohen në intervistë me gojë.