06.04.2025. » 14:49 | ACDC
Mitrovica e Veriut, 4 prill, 2025 - Në Qendrën Kulturore Private Akvarijus në Mitrovicën e Veriut u mbajt koncerti i bendit Old School Trio nga Shtërpca. Ngjarja mblodhi shumë pjesëmarrës që shijuan një performancë energjike dhe hite të njohura pop-rock nga skena vendore dhe ndërkombëtare.
I themeluar një vit më parë nga dashuria e përbashkët për muzikën rok, Old School Trio përbëhet nga Nenad Simić – Čkalja (kitarë dhe vokal), Lazar "Ipe" Krstičić (kahon dhe perkusione) dhe Jelena Banašević – Jeca (vokal).
Ky aktivitet u organizua në kuadër të një projekti që zbatohet nga ACDC me qëllim të rritjes së qasjes në përmbajtje kulturore dhe mbështetjes së artistëve përmes programeve të ndryshme artistike dhe muzikore.
Lajmet e fundit