18.12.2021. » 09:25 | ACDC


OJQ ACDC shënoi 10 vjet ekzistencë



Më 16 dhjetor 2021, OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizoi festë për të shënuar dhjetë vjetorin e themelimit të saj dhe punën e vazhdueshme për avokimin dhe promovimin e sundimit efektiv të ligjit dhe vlerave demokratike me qëllim që të avokojë ndryshimet për një shoqëri më të mirë.

ojq-acdc-shenoi-10-vjet-ekzistence
FOTO: ACDC

Më 16 dhjetor 2021, OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizoi festë për të shënuar dhjetë vjetorin e themelimit të saj dhe punën e vazhdueshme për avokimin dhe promovimin e sundimit efektiv të ligjit dhe vlerave demokratike me qëllim që të avokojë ndryshimet për një shoqëri më të mirë.

Në kremtimin e këtij jubileu solemn morën pjesë përfaqësues të shumtë të institucioneve dhe organizatave nga shoqëria civile, bashkëpunëtorë dhe miq të organizatës.

Në fjalën e tij, drejtori ekzekutiv i ACDC-së, Dushan Radakoviq, tha se ditëlindja e dhjetë është vetëm fillimi dhe motivim për punë më të mirë dhe më të përkushtuar, për siç thotë ai është një e ardhme më e mirë për të gjithë ne.

“Pas nesh janë 99 projekte të realizuara, shumë takime, mbi 50 memorandume të nënshkruara me institucione vendore dhe qendrore dhe organizata ndërkombëtare. Ne kemi bashkëpunuar me ju gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpresoj se do të bashkëpunojmë edhe për shumë vite. Këto dhjetë vite janë Kurora jonë, faleminderit që keni mundur të bëni diçka pozitive, faleminderit që jeni pranë nesh që të jemi aty për qytetarët tanë. Qëllimi ynë është të ndihmojmë qytetarët dhe nga ana tjetër të ndihmojmë institucionet", tha Radakoviq, duke premtuar se organizata që ai drejton do të punojë edhe më shumë në periudhën e ardhshme. Radakoviq njoftoi gjithashtu se ACDC do të hapë zyra në Beograd dhe Prishtinë në 15 janar, duke shtuar se ai shpreson se qasja rajonale do të jetë edhe më e mirë.

Njëra nga të pranishmit, nënkryetarja e Mitrovicës Veriore, Adrijana Hoxhiq, tha se beson se shoqëria nuk mund të jetë demokratike nëse nuk ka sektor civil në të dhe shtoi se bashkëpunimi i vetëqeverisjes lokale me sektorin civil ka dhënë rezultate jashtëzakonisht të mira.

Videoja fillon me një hyrje të shkurtër të punës dhe vizionit të ACDC-së, e më pas me fotografi nga aktivitete të ndryshme të realizuara në dekadën e fundit, të cilat dëshmojnë për sukseset dhe arritjet e organizatës sonë. Në video paraqitet Drejtori Ekzekutiv, Dushan Radakoviq, i cili shprehu mirënjohjen e tij për ata që kontribuan në zhvillimin dhe suksesin e ACDC, si dhe partnerët dhe kolegët tanë që reflektuan mbi përvojën e tyre në punën me organizatën tonë dhe na uruan të gjitha të mirat.

Një falenderim i madh për të gjithë pjesëmarrësit për pjesëmarrjen!  Jemi krenarë për atë që kemi arritur dhe mirëpresim vite të tjera!