16.12.2022. » 18:58 | ACDC


OJQ ACDC forcohet nga një anëtar i ri i ekipit



OJQ ACDC ka kënaqësinë të ju njoftoj me kolegun e ri Dushan Vukomaniq, i cili u bashkua me ekipin në pozitën e bashkëpunëtorit ligjor.

ojq-acdc-forcohet-nga-nje-anetar-i-ri-i-ekipit
FOTO: ACDC

Dushan Vukomanoviq ka lindur në vitin 1996 në Mitrovicën e Veriut. Shkollën e mesme të mjekësisë e kreu në vendlindje dhe më pas në vitin 2020 u diplomua në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës me selia e përkohshme në Mitrovicë. 

Ka përfunduar praktikën në zyrën e avokatisë së Dejan A. Vasić dhe gjatë punës së tij ka fituar përvojë në fusha të së drejtës penale, civile dhe familjare. Përveç kësaj, ai ishte pjesëmarrës edhe në projektet e organizatës joqeveritare Sinergija dhe CbI, dhe me  ç'rast u çertifikua për njohjen e gjuhës angleze nga Ambasada Amerikane.

Dushani është i martuar, baba i një fëmije, adhurues i kuizeve dhe sporteve.

Ai aktualisht është duke punuar në rolin e bashkëpunëtorit ligjor në një projekt në OJQ ACDC dhe dëshiron të fitojë aftësi të reja dhe njohuri të reja ligjore që do ta ndihmojnë atë të përmirësojë veten dhe të kontribuojë në ndërtimin e karrierës së tij të mëtejshme profesionale në fushën e sundimit të ligjit.