01.07.2025. » 14:04 | ACDC


Ngjarje artistike – Bringing Pride to the North



Më 30 qershor 2025, në Shtëpinë e BE-së në Mitrovicën e Veriut u mbajt një ngjarje artistike në kuadër të projektit Bringing Pride To The North.

ngjarje-artistike-bringing-pride-to-the-north
FOTO: ACDC

Publiku pati mundësinë të eksplorojë punimet e shtatë artistëve – përfshirë një instalacion, revista autoriale dhe një ekspozitë pikturash mbi temat e identitetit, lirisë dhe barazisë, me fokus të veçantë në komunitetin LGBTIQ+.

Qëllimi i aktivitetit ishte të kontribuojë në rritjen e dukshmërisë dhe promovimin e shprehjeve të ndryshme artistike.

Falënderojmë të gjithë vizitorët për praninë dhe interesimin e tyre, si dhe artistët që kontribuan në realizimin e suksesshëm të ngjarjes!

Ky projekt zbatohet nga OJQ ACDC, si pjesë e projektit më të gjerë “Së bashku për barazi LGBTQI+”, i udhëhequr nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), në partneritet me ERA – Shoqata për të Drejta të Barabarta LGBTI për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Queer Montenegro, Queer Center nga Shkupi, Qendra e Hapur e Tuzlës, OJQ OMSA nga Shqipëria dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore nga Kosova. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.