20.10.2023. » 12:53 | ACDC


M4Y - Takim me Kryetarin e Komunës së Ranillugut



Kryetarja e Komunës së Ranilugut, znj. Katarina Ristic Iliq rishtazi është takuar me anëtarët e OJQ ACDC, Dushan Radakoviq dhe Aleksandar Rapajiq, për të diskutuar për projektet që synojnë përmirësimin e komunës dhe mbështetjen e të rinjve përmes projektit M4Y.

m4y-takim-me-kryetarin-e-komunes-se-ranillugut-2
FOTO: ACDC

Kryetarja e Komunës së Ranilugut, znj. Katarina Ristic Iliq rishtazi është takuar me anëtarët e OJQ ACDC, Dushan Radakoviq dhe Aleksandar Rapajiq, për të diskutuar për projektet që synojnë përmirësimin e komunës dhe mbështetjen e të rinjve përmes projektit M4Y.

Gjatë takimit u theksua se ky projekt mund të ndikojë dukshëm në jetën e të rinjve në komunë, duke mundësuar zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Qëllimi kryesor i projektit "Komuna për Rini (M4Y)" është fuqizimi i të rinjve për të marrë pjesë në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve socio-ekonomike lokale.