Gjatë konferencës do të prezantohet një analizë gjithëpërfshirëse e dispozitave kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen e komuniteteve joshumicë në Kosovë. Po ashtu, do të prezantohen rezultatet e një hulumtimi cilësor që fokusohet në arsyet pse të rinjtë e komunitetit serb të Kosovës tregojnë interesim të kufizuar për punësim në institucionet e Kosovës.
Qëllimi i konferencës është që, përmes një diskutimi të hapur me përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare, të identifikojë sfidat kryesore dhe të ofrojë rekomandime për përmirësimin e përfaqësimit institucional dhe punësimit të anëtarëve të komunitetit serb, si dhe të kontribuojë në zbatimin më të mirë të kuadrit ligjor ekzistues që garanton të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Panelistët:
- Emilija Redžepi, Zëvendëskryeministre për Çështje të Komuniteteve dhe të Drejtat e Njeriut
- Naim Qelaj, Avokati i Popullit – Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës
- Nenad Rašić, Ministër për Komunitete dhe Kthim
- Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë
- Ognjen Gogić, Hulumtues
Moderatore: Aleksandar Rapajiq, ACDC
Diskutimi do të mbahet më 24 qershor 2025 në ambientet e hotelit Sirius në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00. Përkthimi do të ofrohet në gjuhën serbe, angleze dhe shqipe.