Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i të gjeturave kryesore nga terreni lidhur me përdorimin e gjuhës serbe në institucionet në nivel lokal dhe hapja e diskutimit për zbatimin e të drejtave gjuhësore në Kosovë. Kjo nismë synon të evidentojë sfidat ekzistuese dhe të kontribuojë në përmirësimin e praktikave institucionale për përdorimin e gjuhës serbe, në përputhje me kuadrin ligjor dhe kushtetues.
Ky aktivitet ofron një platformë për dialog ndërmjet përfaqësuesve të shoqërisë civile, institucioneve lokale dhe akterëve ndërkombëtarë, me synim krijimin e një mjedisi institucional më gjithëpërfshirës dhe më të përgjegjshëm.
- Data dhe ora: 17 prill 2025, duke filluar nga ora 11:00
- Vendi: North City Center, Çika Jovina 3, Mitrovicë e Veriut
PANELISTËT:
- Slaviša Mladenović – Ish-Komisioner për Gjuhë;
- Skender Sadiku – Përfaqësues i vetëqeverisjes lokale në Mitrovicën e Veriut;
- Ines Aljović Mihajlović – Moderatore e konferencës;
- Andrea Todić – Menaxhere e projektit, OJQ ACDC.