29.06.2026. » 21:37 | ACDC


Konferencë për sistemin gjyqësor në veri të Kosovës: përfaqësimi, funksionimi dhe perspektivat e së ardhmes



Përfaqësimi institucional, funksionimi i sistemit gjyqësor dhe perspektivat për rikthimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb ishin në fokus të konferencës së organizuar më 29 qershor 2026 në Prishtinë nga OJQ ACDC, me mbështetjen e UNMIK-ut.

konference-per-sistemin-gjyqesor-ne-veri-te-kosoves-perfaqesimi-funksionimi-dhe-perspektivat-e-se-ardhmes
FOTO: ACDC

Përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, avokatisë, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile diskutuan sfidat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në veri të Kosovës pas vitit 2022, me theks të veçantë në qasjen në drejtësi, të drejtat gjuhësore, përfaqësimin e komuniteteve joshumicë dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Ky dialog do të vazhdojë muajin e ardhshëm në një konferencë në Mitrovicën e Veriut.