27.07.2022. » 01:13 | ACDC


Konferencë për Diversitetin Kulturor



Konferenca për diversitetin kulturor u mbajt sot në ambientet e Qendrës Private të Kulturës “Aquarius” në Mitrovicën e Veriut.

konference-per-diversitetin-kulturor
FOTO: ACDC

Konferenca për diversitetin kulturor u mbajt sot në ambientet e Qendrës Private të Kulturës “Aquarius” në Mitrovicën e Veriut. Konferenca trajtoi diversitetin kulturor dhe dialogun ndërkulturor në shoqërinë kosovare.

Panelistë ishin Miljana Dungjerin, Qendra Kulturore Private "Aquarius", Ilda Krama, muzikante & arkitekte dhe Lulzim Hakaj, bashkëthemelues i Reconciliation Empowering Communities REC NGO.

Gjithashtu, gjatë konferencës, OJQ ACDC ka prezantuar aktivitetet e projektit në kuadër të projektit "Përkrahja e Autorëve të Rinj në Dialogun Ndërkulturor dhe promovimin e diversitetit kulturor".

E projektit Përkrahja e Autorëve të Rinj në Dialogun Ndërkulturor dhe promovimin e diversitetit kulturor, i përkrahur nga fondi i BE-së për Rrjetëzim Regjional për Diversitetin Kulturor - READ, zbatuar nga Instituti Goethe në Shkup si partner udhëheqës i 5 organizatave partnere nga rajoni: Asociacioni Krokodil (Serbi), Qendra për Bashkëpunim Ballkanik LOJA (Maqedoni Veriore) Instituti I Librit dhe Promocionit (Shqipëri), Asociacioni Kulturor Kalem (Turqi) dhe Qendra Multimedia (Kosovë).