Duke pasur parasysh nevojën për shërbime më efikase dhe të qasshme gjyqësore, kjo konferencë synon të hapë një hapësirë diskutimi për rolin që mund të ketë ndërmjetësimi në rritjen e sigurisë juridike dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucione.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të nxisë një dialog të hapur mes profesionistëve të drejtësisë, ndërmjetësve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe juristëve të rinj, për të shqyrtuar bashkërisht mundësitë për përmirësimin e sistemit të ndërmjetësimit në Kosovë.
Panelistët:
· Z. Bekim Ismaili, ndërmjetësues
· ZnJ. Ganimete Xhelili, Kryetar i Odës së Ndërmjetësve të Kosovës
· ZnJ. Ines Aljoviq Mihajloviq, moderatore
Konferenca do të mbahet më 22 maj 2025, duke filluar nga ora 11:00 në hapësirat e OJQ-së ACDC (Çika Jovina 3, North City Center, Mitrovicë e Veriut).