20.01.2023. » 11:35 | ACDC


Konferenca përfundmitare - 26 Janar 2023 11:00 – 13:00



OJQ ACDC ju fton të merrni pjesë në Konferencën Përfundimtare në kuadër të projektit “Promovimi i Dialogut Ndëretnik në Pushtetin Lokal”, financuar nga NED.

konferenca-perfundmitare-26-janar-2023-1100-1300
FOTO: ACDC

OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në konferencën përfundimtare "Bashkëpunimi ndëretnik në Mitrovicën e Veriut". Në konferencë do të prezantohen rezultatet e projektit lidhur me iniciativat e realizuara në tri vendbanimet multietnike në veri të Mitrovicës dhe rezultatet tjera të arritura nga ky projekt. Përveç kësaj, panelistët do të prezantojnë situatën nga perspektiva e komunitetit të tyre, si dhe nivelin e bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme në këtë komunë.

Gjithashtu, në konferencë do të diskutohet për paragjykimet, barrierat dhe tensionet e mundshme ndërmjet komuniteteve, ndikimi i situatës politike në jetën e përditshme dhe nivelin e gatishmërisë për të bërë progres së bashku.

Panelistët:

  • Hazir Krasniq, Përfaqësues i Komunitetit Rom në Komitetin për Komunitete në Mitrovicën e Veriut
  • Skender Sadiku, Nënkryetari i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut
  • Alleksandar Rapajiq, Drejtor i programit në OJQ ACDC
  • Sllobodan Stoshiq, moderator

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të komunës së Mitrovicës së Veriut, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe mediave.

Diskutimi do të mbahet më 26 janar nga ora 11:00 në ambientet e OJQ ACDC (Rr. Çika Jovina 3, North City Center, Mitrovica e Veriut).

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes e-mailit: aleksandar.rapajic@acdc-kosovo.org