26.06.2026. » 10:51 | ACDC


Gjyqësori në Veri të Kosovës: Sfidat, Përfaqësimi Institucional dhe Perspektivat e Rikthimit" 29 qershor 2026, ora 11:00



Organizata joqeveritare Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) ka kënaqësinë t'ju ftojë të merrni pjesë në konferencën "Gjyqësori në Veri të Kosovës: Sfidat, Përfaqësimi Institucional dhe Perspektivat e Rikthimit", e organizuar në kuadër të projektit "Mbështetje për Riintegrimin, të Drejtat Gjuhësore dhe Zvogëlimin e Lëndëve të Pambyllura", me mbështetjen e UNMIK-ut.

gjyqesori-ne-veri-te-kosoves-sfidat-perfaqesimi-institucional-dhe-perspektivat-e-rikthimit-29-qershor-2026-ora-1100
FOTO: ACDC

Konferenca do të mbledhë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurorive, avokatisë, organizatave ndërkombëtare, komunitetit akademik dhe organizatave të shoqërisë civile, me qëllim të hapjes së një dialogu profesional mbi funksionimin e sistemit gjyqësor në veri të Kosovës pas largimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb.

Fokusi i konferencës do të jetë analiza e gjendjes aktuale në sistemin gjyqësor, pasojat e përfaqësimit të zvogëluar të komuniteteve joshumicë në institucionet e drejtësisë, sfidat në qasjen në drejtësi, si dhe mundësitë dhe kushtet për rikthimin e profesionistëve të drejtësisë në institucione.

Konferenca do të ofrojë gjithashtu mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave ndërmjet akterëve relevantë, identifikimin e pengesave kryesore dhe formulimin e rekomandimeve që mund të kontribuojnë në forcimin e besimit në sistemin gjyqësor dhe përmirësimin e efikasitetit dhe gjithëpërfshirjes së tij.

Panelistët:

  1. Arjeta Sadiku, Zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
  2. Dardan Vuniqi, Zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
  3. Gzim Shala, Hulumtues i Lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD)
  4. Jovana Filipović, Avokate
  5. Dušan Radaković, Drejtor Ekzekutiv i ACDC-së

Moderatore: Ines Aljović Mihajlović