29.07.2025. » 18:43 | ACDC
Më 29 korrik, në Qendrën Kulturore “Kadri Kadriu” në Mitrovicë, OJQ ACDC organizoi ekspozitën e pikturave “Mitrovica – ngjyrat e shpirtit tim” nga autori Shyqri Çeliku (Šućri Ćeljiku).
Në vend të autorit, i cili nuk kishte mundësi të marrë pjesë, të pranishmëve iu drejtua kolegu i tij, artisti Tafil Peci. Ekspozita paraqet përjetimin personal të Mitrovicës përmes pikturave që pasqyrojnë emocionet, kujtimet dhe identitetin e artistit të lidhur me këtë qytet.
Me këtë ngjarje u shënua simbolikisht përmbyllja e projektit “Kanavacë kulture në veri të Kosovës”, i realizuar me mbështetjen e Programit Zviceran për Bashkëpunim, i cili promovoi artin, dialogun dhe bashkëjetesën ndëretnike në veri të Kosovës.
Lajmet e fundit