04.06.2025. » 21:51 | ACDC


Diskutim mbi platformën për konsultime publike i mbajtur në Gjilan



Më 3 qershor 2025, organizata joqeveritare Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike (ACDC) organizoi një tryezë të rrumbullakët në Gjilan. Në këtë ngjarje morën pjesë drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, z. Habit Hajredini, drejtori ekzekutiv i ACDC-së, Dušan Radaković, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile si dhe aktivistë nga rajoni i Gjilanit.

diskutim-mbi-platformen-per-konsultime-publike-i-mbajtur-ne-gjilan
FOTO: ACDC

Gjatë diskutimit u prezantua platforma për konsultime publike, me theks të veçantë në rëndësinë dhe përdorimin praktik të saj në mbrojtjen e të drejtave të grupeve joshumicë dhe të cenueshme.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më në detaje me funksionalitetet e platformës, të mësojnë mënyrat për të kontribuar në proceset konsultative dhe të japin rekomandime konkrete për përmirësimin e saj.

Kjo aktivitet është pjesë e projektit “Avancimi i të Drejtave të Njeriut përmes Aktivitetit Informues dhe Përfshirjes së Komunitetit”, i cili zbatohet nga OJQ ACDC me mbështetjen e UNMIK-ut. Projekti synon fuqizimin e komuniteteve lokale përmes edukimit dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në proceset me rëndësi publike.