29.12.2023. » 14:23 | ACDC


ACDC mbush 12 vite!



OJQ ACDC u themelua më 29 dhjetor 2011, në Mitrovicën e Veriut me qëllim që të kontribuojë në mënyrë aktive në krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të mbështesë vlerat demokratike.
 

acdc-mbush-12-vite
FOTO: ACDC

OJQ ACDC u themelua më 29 dhjetor 2011, në Mitrovicën e Veriut me qëllim që të kontribuojë në mënyrë aktive në krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të mbështesë vlerat demokratike.
Gjatë viteve, ACDC ka zbatuar me sukses më shumë se 120 projekte të dedikuara për nxitjen e të drejtave të njeriut, respektimin e sundimit të ligjit, mbështetjen e pajtimit dhe bashkëpunimit ndëretnik në Kosovë si dhe identifikimin dhe promovimin aktiv të interesave të qytetarëve.
Teksa festojmë 12 vjetorin, ne mbetemi të palëkundur në misionin tonë: pjesëmarrje aktive në komunitet, promovim i vlerave demokratike dhe punë drejt një shoqërie të karakterizuar nga drejtësia dhe barazia.