30.10.2025. » 15:52
Qëllimi i projektit është fuqizimi i të rinjve në Mitrovicën e Veriut që të marrin pjesë në mënyrë aktive në mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit përmes edukimit, veprimeve praktike dhe iniciativave kreative. Projekti lidh mësimin, aktivizmin dhe artin për të rritur vetëdijen qytetare dhe për të promovuar praktika të qëndrueshme në komunitet.
Aktivitetet përfshijnë:
Aksione pastrimi të lumit Ibër dhe ligjërata në natyrë për mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit
Krijimin e një skulpture publike nga mbeturinat e mbledhura, në bashkëpunim me artistë lokalë
Fushatë të udhëhequr nga të rinjtë për mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit
Riparimin e çezmave publike në Mitrovicën e Veriut për të përmirësuar qasjen në ujë të pijshëm
Së bashku, këto aktivitete synojnë të frymëzojnë dhe fuqizojnë të rinjtë që të ndërmarrin hapa konkretë drejt qëndrueshmërisë dhe të kontribuojnë në ndryshime të qëndrueshme në komunitet.
Projekti zhvillohet në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW) dhe zbatohet nga OJQ ACDC, me mbështetjen e GIZ-it.