01.08.2023. » 14:15


Qasje në drejtësi për të gjithë: Përmirësimi i qasjes në ndihmë juridike falas në veri të Kosovës



Qëllimi i këtij projekti është ngritja e kapaciteteve dhe promovimi i mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve në veri të Kosovës. Përmes aktiviteteve dhe iniciativave të ndryshme, projekti synon të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve pakicë në veri të Kosovës dhe institucioneve përkatëse, me fokus të veçantë në ofrimin e ndihmës juridike falas si mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

qasje-ne-drejtesi-per-te-gjithe-permiresimi-i-qasjes-ne-ndihme-juridike-falas-ne-veri-te-kosoves

Qëllimi i këtij projekti është ngritja e kapaciteteve dhe promovimi i mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve në veri të Kosovës.  Përmes aktiviteteve dhe iniciativave të ndryshme, projekti synon të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve pakicë në veri të Kosovës dhe institucioneve përkatëse, me fokus të veçantë në ofrimin e ndihmës juridike falas si mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Projekti do të fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut përmes fushatave në media sociale dhe artikujve të autorizuar që do të eksplorojnë dhe trajtojnë çështje thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Theksi do të vihet në përfshirjen e grave dhe të rinjve në iniciativat që synojnë informim dhe angazhim të qytetarëve në kuptimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Me arritjen e këtyre objektivave, projekti do të promovojë vlerën e ndihmës juridike falas dhe do të përmirësojë mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në veri të Kosovës.

Projekti do të zgjasë 6 muaj dhe mbështetet nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.