02.05.2023. » 17:01


Promovimi i të drejtave dhe rolit të qytetarëve përmes reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore



Financuar nga: SMART Balkan

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të ngrisë ndërgjegjësimin për rreziqet e fatkeqësive, ndryshimet klimatike dhe të promovojë kohezionin social ndërmjet anëtarëve të komunitetit për të siguruar rezultate afatgjata dhe për të përmirësuar ndikimin në procesin e vendimmarrjes.

promovimi-i-te-drejtave-dhe-rolit-te-qytetareve-permes-reduktimit-te-rrezikut-nga-fatkeqesite-natyrore

Financuar nga: SMART Balkan

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të ngrisë ndërgjegjësimin për rreziqet e fatkeqësive, ndryshimet klimatike dhe të promovojë kohezionin social ndërmjet anëtarëve të komunitetit për të siguruar rezultate afatgjata dhe për të përmirësuar ndikimin në procesin e vendimmarrjes.

Qëllimet specifike janë:

  1. Zhvillimi i një strategjie lokale për parandalimin e përmbytjeve dhe reagimin e përshtatshëm në situata të caktuara
  2. Forcimi i kohezionit social dhe përfshirja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse

Kjo do të realizohet nëpërmjet një sërë aktivitetesh të planifikuara në mënyrë specifike që përfshijnë të gjithë akterët e rëndësishëm lokal.

Aktivitetet:

  • Krijimi i një ekipi për të ngritur ndërgjegjësimin për reduktimin e rrezikut të fatkeqësive natyrore në nivel lokal
  • Organizimi i 4 fokus grupeve për ekipin që punon për të reduktuar rrezikun e fatkeqësive natyrore
  • Organizimi i punëtorisë për zhvillimin e kapaciteteve
  • Zhvillimi dhe zbatimi i një kampanje publike
  • Organizimi i takimeve me përfaqësues të institucioneve vendore
  • Hartimi i një plani lokal për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore