03.02.2023. » 14:25


Promovimi i dialogut ndëretnik në pushtetin lokal 2023



Projektet financohet nga National Endowment for Democracy (NED)

promovimi-i-dialogut-nderetnik-ne-pushtetin-lokal-2023

Nëpërmjet mbështetjes së NED, Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC) do të:

  • Realizimi e një ankete për të vlerësuar perceptimin e bashkëpunimit ndëretnik në mesin e grupeve minoritare të Zveçanit.
  • Realizimi i katër fokus grupeve me komunitetet serbe, shqiptare, boshnjake dhe të tjera brenda komunës së Zveçanit për të përcaktuar qëndrimet e tyre për bashkëpunimin ndëretnik.
  • Publikimi i një raporti gjithëpërfshirës duke detajuar gjetjet nga fokus grupet dhe rezultatet e anketës.
  • Realizimi i gjashtë trajnimeve për menaxhimin e projektit dhe avokimin për anëtarët e Komitetit për Komunitete, organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit komunal.
  • Zhvillimi i planit lokal të veprimit të Komitetit për Komunitete për Zveçanin për të rritur kapacitetet dhe për të propozuar masa për fuqizimin e Komitetit.
  • Reailizimi i tetë takimeve (përmes fascilitimit) ndërmjet liderëve të komuniteteve dhe organizatave lokale të shoqërisë civile në veri të Mitrovicës dhe Zveçanit. Organizata do të mbështesë zhvillimin e katër iniciativave të projektit në shkallë të vogël, dy në Zveçan, një në Mitrovicën e Veriut dhe një iniciativë të përbashkët.
  • Të organizojë dy konferenca publike për liderët e komuniteteve, përfaqësuesit komunal, shoqërinë civile dhe organizatat mediatike.
  • Promovimi i ndërgjegjësimit të Komiteteve Lokale të Komuniteteve tek publiku përmes mediave elektronike, të shkruara dhe online.
  • Realizimi i një trajnimi treditor me anëtarët e Komitetit të Komuniteteve nga Mitrovica Veriore dhe Zveçani për krijimin e mekanizmit joformal për bashkëpunim ndërmjet komiteteve të ndryshme të veriut të Kosovës. Dy vizita studimore (një në Pejë dhe një në Prizren) do të organizohen në Komitetet e suksesshme të Komunitetit për të lehtësuar shkëmbimin e njohurive dhe praktikat më të mira.

Objektivi: Promovimi i marrëdhënieve të mira ndëretnike në pushtetin lokal në veri të Kosovës.

  • ACDC do të përcjell pjesëmarrjen dhe disponimin e qytetarëve të arritur përmes anketave dhe fokus grupeve, si dhe kontakteve të tjera publike. Numri i qytetarëve pjesëmarrës në anketë, fokus grupet dhe komentet e tyre pozitive do të jenë tregues të suksesit.
  • ACDC do të përcjell çdo përgjigje nga komunat, institucionet e tjera qeveritare dhe individët ndaj aktiviteteve të projektit, duke përfshirë trajnimet, gjetjet e hulumtimit dhe rekomandimet e tij.
  • ACDC do të përcjell transmetimin, mbulimin e mediave të shkruara dhe online të aktiviteteve të projektit. Numri i raporteve të mediave dhe referencave për ngjarjet e projektit do të jetë një tregues i suksesit.