03.09.2024. » 13:50


Mbështetja e qasjes në drejtësi në veri të Kosovës



Projekti synon të rrisë efikasitetin dhe qasjen në gjyqësor në veri të Kosovës, duke vazhduar mbështetjen për përkthimin dhe shërbimet profesionale, duke fuqizuar kapacitetet lokale për ndihmë juridike falas dhe duke nxitur zhvillimin profesional të avokatëve të rinj nga komunitetet joshumicë.
 

mbeshtetja-e-qasjes-ne-drejtesi-ne-veri-te-kosoves-2

Projekti synon të rrisë efikasitetin dhe qasjen në gjyqësor në veri të Kosovës, duke vazhduar mbështetjen për përkthimin dhe shërbimet profesionale, duke fuqizuar kapacitetet lokale për ndihmë juridike falas dhe duke nxitur zhvillimin profesional të avokatëve të rinj nga komunitetet joshumicë.

Objektivat:

  • Rritja e kapacitetit për përkthim/interpretues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës
  • Rritja e kapaciteteve të Gjykatës për të zvogëluar numrin e lëndëve të pazgjidhura përmes asistencës së bashkëpunëtorëve profesional
  • Rritja e numrit të avokatëve të rinj nga komunitetet joshumicë të trajnuar për të dhënë provimin e jurisprudencës në Kosovë.
  • Rritja e kapaciteteve të Zyrës së Agjencisë Kosovare për Ndihmë Juridike Falas në Mitrovicën e Veriut
  • Mbështetje për integrimin e individëve joshumicë në praktikën profesionale në Kosovë.

Aktivitetet:

  • Punësimi i përkthyesve dhe bashkëpunëtorëve profesional në Gjykatën Themelore për të adresuar nevojën e vazhdueshme për përkthim dhe menaxhim të lëndëve.
  • Organizimi i sesioneve trajnuese për avokatët e rinj nga komunitetet joshumicë për t'i përgatitur ata për provimin e jurisprudencës në Kosovë
  • Punësimi i bashkëpunëtorëve profesional për të ofruar ndihmë juridike falas në Zyrën e Agjencisë Kosovare për Ndihmë Juridike Falas në Mitrovicën e Veriut.
  • Organizimi i një konferencë me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe Akademinë Gjyqësore të Kosovës në Prishtinë, duke u fokusuar në integrimin e kandidatëve joshumicë në praktikën ligjore në Kosovë.

Financimi: Projekti financohet nga UNMIK-u dhe zbatohet nga OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC).