28.02.2023. » 14:59


Fuqizimi i ndërgjegjësimit mjedisor në veri të Kosovës



Fuqizimi i ndërgjegjësimit mjedisor në veri të Kosovës 

fuqizimi-i-ndergjegjesimit-mjedisor-ne-veri-te-kosoves

Projekti zbatohet në kuadër të programit “Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë” (MIRU-K), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AZZhB) dhe Qeveria e Kosovës, dhe zbatohet nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (AMA).

Objektivi kryesor i projektit është të adresojë sfidat e lidhura me ujin dhe të trajtojë problemet ekzistuese dhe të mundshme në të ardhmen, duke përdorur metodologjinë dhe qasjen e asistencës dhe ndërgjegjësimit. Kjo do të arrihet dhe do të jetë e matshme me miratimin dhe hartimin e politikave dhe planeve komunale për ruajtjen e pellgjeve ujore dhe lumenjve ekzistues.

Për më tepër, përmes një fushate të komunikimit publik që do të përfshijë ligjerata në shkolla të mesme dhe universitete, fushata në rrjetet sociale, aksione në rrugë dhe pastrimin e brigjeve të lumit, të rinjtë do të informohen për çështjet mjedisore që, nëse nuk trajtohet mund të kenë një efekt negativ në ata dhe të tjerët. Prandaj, projekti do të rrisë të kuptuarit e rëndësisë së ujit për të ardhmen në mesin e të rinjve dhe popullatës në përgjithësi.

Aktivitetet:

  • Takime me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale
  • Hartimi i strategjisë dhe planit për menaxhimin e ujit për ruajtjen e ujit
  • Fushata e informimit publik
  • Monitorimi