18.12.2025. » 11:17
Nismë e përbashkët e organizatave Education Code dhe ACDC, e mbështetur nga programi BOOST – Balkans for Optimising Opportunities, Sustainability and Transformation of Civil Society (Ballkani për përmirësimin e mundësive, qëndrueshmërisë dhe transformimit të shoqërisë civile).
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
Lokacioni: Mitrovica e Veriut dhe e Jugut
Përmbledhje e projektit
“Fqinjët e Gjelbër” bashkojnë të rinjtë shqiptarë dhe serbë rreth qëllimeve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit, duke forcuar bashkëjetesën dhe përgjegjësinë qytetare në Mitrovicë. Përmes aksioneve të përbashkëta të pastrimit, fushatave kreative dhe krijimit të “Këndeve të Gjelbërta”, projekti shndërron komunitetet e ndara në bashkësi bashkëpunuese dhe të qëndrueshme.
Të paktën 60 të rinj (mosha 15–29 vjeç) — prej të cilëve 50% vajza të reja — do të përfshihen në aktivitete praktike dhe gjithëpërfshirëse që ndërthurin ekologjinë, artin dhe dialogun.
Të ndërtohet besimi midis të rinjve shqiptarë dhe serbë përmes aktiviteteve të përbashkëta mjedisore.
Të rritet ndërgjegjësimi përmes një fushate tre-gjuhëshe (shqip, serbisht, anglisht) që do të arrijë mbi 10.000 njerëz.
Të fuqizohen të rinjtë, veçanërisht vajzat, përmes roleve udhëheqëse dhe komunikimit digjital.
Të transformohen dy hapësira publike të lëna pas dore në “Kënde të Gjelbërta” simbolike që përfaqësojnë unitetin.
Të nxitet bashkëpunimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve lokale për bashkëpunim afatgjatë.
Takimi fillestar dhe formimi i ekipeve
Fushata kreative tre-gjuhëshe e ndërgjegjësimit
Dy aksione të përbashkëta pastrimi (Mitrovica e Jugut dhe e Veriut)
Dizajnimi dhe krijimi i “Këndeve të Gjelbërta”
Seria e podkasteve “Green Neighbors Talks”
Ekspozita përmbyllëse dhe ngjarja publike
60 të rinj të përfshirë aktivisht në të gjitha fazat e projektit.
2 hapësira publike të gjelbra të krijuara dhe të mirëmbajtura.
3 episode podcasti të prodhuara dhe të publikuara.
Fushatë ndërgjegjësuese që arrin mbi 10.000 qytetarë.
Bashkëpunim ndër-etnik dhe barazi gjinore të forcuar.
Partneritet i qëndrueshëm ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve komunale.