Početak projekta:
15.09.2024.
Kraj projekta:
15.06.2025.
Podeli projekat:
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë qasjen e barabartë në drejtësi, të rrisë efikasitetin, llogaridhënien e institucioneve gjyqësore të zbatimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut dhe të përforcojë gëzimin e të drejtave të njeriut nga të gjitha komunitetet. Gjithashtu do të kërkohet adresimi i boshllëqeve në zbatimin e ligjeve për të drejtat e njeriut dhe diskriminimin duke mbështetur Institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës (IAPK) në ndërveprimet me organizatat e shoqërisë civile (OSHC) dhe komunitetet.
Rezultatet e pritshme:
- Fuqizimi i përpjekjeve të Avokatit të Popullit për komunikim me shoqërinë civile dhe komunitetet.
- Përfundimi i hulumtimit mbi perceptimin e diskriminimit
- Mbështetje e rishikimit gjithëpërfshirës të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Aktivitetet:
- Organizimi i një seminari mbi aspektin strategjik të bashkëpunimit ndërmjet IAPK-së dhe OSHC-ve
- Organizimi i pesë tryezave të rrumbullakëta, një në secilin nga rajonet e mëposhtme: Mitrovica e Veriut, Prizren, Pëjë, Ferizaj dhe Gjilan ndërmjet IAPK-së dhe OSHC-ve
- Zbatimi i hulumtimit dhe hartimi i analizave gjithëpërfshirëse mbi perceptimin e diskriminimit ndërmjet banorëve
- Organizimi i tri tryeza të rrumbullakëta, një në secilin nga rajonet e mëposhtme: Mitrovica e Veriut, Ferizaj dhe Gjilan, ndërmjet përfaqësuesve të ZQM-së, banorëve, ekspertëve dhe OSHC-ve
Mbështetur nga UNMIK-u