Project start:
01.05.2023.
Project end:
01.11.2023.
Share project:
Financuar nga: SMART Balkan
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të ngrisë ndërgjegjësimin për rreziqet e fatkeqësive, ndryshimet klimatike dhe të promovojë kohezionin social ndërmjet anëtarëve të komunitetit për të siguruar rezultate afatgjata dhe për të përmirësuar ndikimin në procesin e vendimmarrjes.
Qëllimet specifike janë:
- Zhvillimi i një strategjie lokale për parandalimin e përmbytjeve dhe reagimin e përshtatshëm në situata të caktuara
- Forcimi i kohezionit social dhe përfshirja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse
Kjo do të realizohet nëpërmjet një sërë aktivitetesh të planifikuara në mënyrë specifike që përfshijnë të gjithë akterët e rëndësishëm lokal.
Aktivitetet:
- Krijimi i një ekipi për të ngritur ndërgjegjësimin për reduktimin e rrezikut të fatkeqësive natyrore në nivel lokal
- Organizimi i 4 fokus grupeve për ekipin që punon për të reduktuar rrezikun e fatkeqësive natyrore
- Organizimi i punëtorisë për zhvillimin e kapaciteteve
- Zhvillimi dhe zbatimi i një kampanje publike
- Organizimi i takimeve me përfaqësues të institucioneve vendore
- Hartimi i një plani lokal për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore