06.08.2025. » 12:26
Përshkrimi i projektit
Projekti “Së bashku për lumenj të pastër” është një iniciativë e përbashkët e organizatave ACDC dhe REC, e fokusuar në përmirësimin e cilësisë së burimeve ujore dhe forcimin e menaxhimit mjedisor në komunitetet shumetnike në veri të Kosovës, me fokus në rrjedhat lumore që lidhin Mitrovicën e Veriut dhe Jugut, Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin. Iniciativa adreson drejtpërdrejt fushat prioritare të ndërhyrjes, posaçërisht në aspektin e mbrojtjes së mjedisit, forcimit të bashkëpunimit lokal dhe promovimit të zgjidhjeve të qëndrueshme përmes një qasjeje pjesëmarrëse.
Aktivitetet e projektit
A1: Komponenta kërkimore – identifikimi i ndotësve pikësorë dhe analiza e gjendjes së lumenjve
A2: Hartimi i analizave dhe rekomandimeve
A3: Takime me grupet punuese komunale
A4: Punëtori edukative për qytetarët dhe të rinjtë
A5: Mbështetje për iniciativat lokale
A6: Fushatë mediale
A7: Konferenca publike – hapëse dhe përmbyllëse
Rezultatet e pritura
Hartë e ndotjes së lumenjve në veri të Kosovës e krijuar;
Rekomandime për ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve ujore;
Ndërgjegjësim i shtuar i qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së ujërave;
Komunitete lokale të fuqizuara për veprim mjedisor;
Bashkëpunim i përmirësuar ndërsektorial dhe ndëretnik.
Ky projekt mbështetet nga programi i Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Kosovë (IWRM-K), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Kosovës, i cili zbatohet nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë për Mjedis të Austrisë (EAA).