Project start:
31.03.2026.
Project end:
31.05.2026.
Share project:
Aktivitetet
- Mbështetje për punën e Gjykatës Themelore në Mitrovicë përmes angazhimit të tre përkthyesve dhe tre bashkëpunëtorëve juridikë me qëllim zvogëlimin e numrit të lëndëve të prapambetura dhe sigurimin e përkthimit dhe interpretimit në përputhje me të drejtat gjuhësore.
- Mbështetje për Zyrën për Ndihmë Juridike Falas në Mitrovicën e Veriut përmes angazhimit të bashkëpunëtorëve juridikë.
- Trajnimi i juristëve të rinj nga komunitetet jo-shumicë përmes trajnimeve për përgatitjen për provimin e jurisprudencës.
- Mbështetje për riintegrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit gjyqësor përmes organizimit të konferencave me institucionet relevante.
Rezultatet e pritshme
- Përmirësim i efikasitetit të gjykatës dhe zvogëlim i numrit të lëndëve të prapambetura;
- Rritje e disponueshmërisë së ndihmës juridike falas për qytetarët në rajonin e Mitrovicës;
- Rritje e numrit të juristëve të rinj nga komunitetet jo-shumicë të aftësuar për dhënien e provimit të jurisprudencës;
- Kontribut në forcimin e besimit në sistemin e drejtësisë dhe përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjitha komunitetet.
Projekti financohet nga UNMIK